Arditi po e priste të vazhdonin njohjen jashtë, habit Beniada: Nuk ka shanse, ai fle akoma me biberon në gojë

Beniada Nishani së fundmi ka bërë një deklaratë të papritur për Ardit Çunin me të cilin ka patur shumë afrimitet në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka. Por, ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok.

Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se pop ret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lind edhe ndonjë gjë mes tyre.

Advertisements

Mirëpo, ditën e sotme, Beniada ka surprizuar me deklaratat e saj për këngëtarin. Teksa ishte e ftuar në “E diell”, ajo u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”- është përgjigjur Beniada.

Artikulli paraprakSKANDAL/ Tifozët serbë krijojnë koreografinë e turpshme, VARRE me ngjyrat e flamurit të Ukrainës
Artikulli tjetër“Bombardohet” Putin, këtë herë goditja e radhës i vjen nga ky shtet i madh: Veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit