Shefi i NATO, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër pasi Putin dha urdhër për të vënë në gatishmëri të lartë parandalimin ushtarak të vendit.
Stoltenberg, për CNN tha se “kjo është retorikë e rrezikshme”
Advertisements
Duke folur në një takim me zyrtarët e tij të lartë, Putin pohoi se fuqitë udhëheqëse të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive” së bashku me Perëndimin që vendosi sanksione të rënda financiare kundër Rusisë, duke përfshirë edhe vetë presidentin.
Alarmi do të thotë se Putini ka urdhëruar që armët bërthamore të Rusisë të përgatiten për gatishmëri të shtuar për t’u lëshuar. Ai i tha ministrit rus të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që të vendosin forcat e parandalimit bërthamor në një “regjim të veçantë të detyrës luftarake”.
Advertisements