E trishtë/ Shkuan në luftë për të mbrojtur atdheun, ja cili ishte fati i tre ushtarëve 18-vjeçarë ukrainas (fotot)

Ata i bashkonte lufta për të ndalur okupimin rus të atdheut te tyre.

Advertisements

I bashkonte mosha. Vetëm 18 vjeç. Nuk hezituan t’i bashkoheshin ditë më parë rezistencës anti ruse. Besonin tek liria dhe jo tek të jetuarit nën okupim.

Të tre bashkë humbën jetën në fushbetejë. Ata janë Pavlo Kosheliev, Vitaliy Sapilo, Volodymyr Mazurenko. Fotot e tyre po shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale ukrainase si simbol i kësaj lufte për liri.

Advertisements

Komenti që shoqëron këto foto është: “Kujtoni këta tre djem të cilët humbën jetët jo vetëm për lirinë e Ukrainës por për të gjithë Europën”.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Përdorimi i armëve bërthamore, Putin lëshon urdhërin për komandon e ushtrisë! Çfarë po ndodh?
Artikulli tjetërE fundit/ Ukraina pranon negociatat me Rusinë