Derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i drejtohej kombit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, kishte prekur shumë një përkthyese gjermane e cila po përkthente për një të përditshme gjermane.
Advertisements
Zelensky po fliste për situatën dhe luftimet që po zhvilloheshin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, kur përkthyesja në një moment u ndalë – duke tentuar të kontrolloj emocionet, transmeton Telegrafi.
Advertisements
Megjithatë ajo nuk ia arriti dhe shpërtheu në lot në fjalët përmbyllëse të fjalimit të Zelensky, ku përkthyesja filloi edhe të qajë me zë.
E ky moment emocionues është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku tregon sesi e tërë bota po bashkëndjen dhimbjen me Ukrainën. /Telegrafi/
An interpreter for German newspaper @welt breaks down in tears while translating Zelensky’s latest video message. pic.twitter.com/ainHLCoPdV
— Laura Moore (@alauraschneider) February 27, 2022