E BUJSHME/ PD i publikon videon Arben Ahmetaj dhe zbulon përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video përmes së cilës akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Arben Ahmetajn si dy personat kyç në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Advertisements

PD thekson se kryeministri Rama dha miratimin e projektit edhe pse u njoftua se ishte në shkelje të ligjit.

Më tej Partia Demokratike shton se ish-ministri i Financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. “Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”, shprehet PD.

Advertisements

Postimi i plotë:

Përmes një skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin.

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:

– Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

– Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani.

– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Artikulli paraprakNuk ndalen ndëshkimet për Vladimir Putin, merr një tjetër goditje të rëndë
Artikulli tjetër‘Trondit’ Alfred Cako, ja çfarë fshihet sipas tij mes luftës së Ukrainës dhe Rusisë