Dy të rinj dhe një grua në gjendje kritike/ Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Shkodër, kush është 20-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkoder-Koplik, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Viktima, sipas informacioneve paraprake, është shtetasi Arif Bajrami , 20 vjeç nga Shëngjini. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur shoku i tij që ishte pasagjer në makinë, dhe dy personat që ndodheshin në mjetin tip audi.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPamje të frikshme/ Momenti kur raketa ruse godet depozitat e naftës në afërsi të Kievit (VIDEO)
Artikulli tjetër“Ata nuk kanë njohur Kosovën, ne si patriotë duhet të…”, Arjan Konomi bën deklaratën e fortë për luftën në Ukrainë (video)