Pamje të frikshme/ Momenti kur raketa ruse godet depozitat e naftës në afërsi të Kievit (VIDEO)

Në orët e fundit ka pasur raportime se një depo nafte në Vasylkiv, një qytet në rajonin e Kievit, është goditur nga një raketë ruse.

Advertisements

Sipas BBC, mediat lokale raportuan se si kryebashkiakja e qytetit Nataliia Balasynovych, ashtu edhe këshilltari i qeverisë Anton Geraschenko, kanë konfirmuar sulmin.

Advertisements

Pamjet në mediat sociale tregojnë flakë të mëdha që shpërthejnë nga terminali.

Dhe BBC, ndonëse ka publikuar pamjet, shkruan se nuk i ka verifikuar ato.

Në ditën e katërt të luftimeve, Ukraina vijon që të rezistojë, pavarësisht tentativave të ushtarëve rusë për të marrë nën kontroll Kievin, ku janë përqendruar dhe më së shumti luftimet.

Artikulli paraprakFëmijë dhe gra mes viktimave, del bilanci i luftimeve të së shtunës në Ukrainë
Artikulli tjetërDy të rinj dhe një grua në gjendje kritike/ Pamje nga aksidenti i tmerrshëm në Shkodër, kush është 20-vjeçari që humbi jetën (EMRI)