Vijojnë sulmet ndaj popullit ukrainas, reagon Ministria ruse dhe habit me deklaratën

Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa lundrimi gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë. CNN shkruan se ministria ruse pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake, pasi u shfaqën video të një ndërtese të lartë rezidenciale pranë Kievit që u godit nga një raketë.

Advertisements

“Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse filluan një sulm me armë precize me rreze të gjatë duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe deti kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake ukrainase.

Theksoj edhe një herë se zjarri është drejtuar vetëm në objektet e infrastrukturës ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke përjashtuar dëmtimet në infrastrukturën rezidenciale dhe sociale” thuhet në njoftimin e ministrisë ruse.

Advertisements

Artikulli paraprakAktorja e njohur amerikane sulmon Putinin dhe shpërthen ashpër ndaj tij: Më vjen keq që nuk isha nëna jote, do kishe qënë më…(Video)
Artikulli tjetërPresidenti i Ukrainës falenderon Shqipërinë dhe…/ Zbardhet njoftimi zyrtar