Presidenti i Ukrainës prek liderët e BE-së me fjalët rrënqethëse: Mund të jetë hera e fundit që më shihni gjallë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, preku liderët e Bashkimit Evropian gjatë një videokonference këtë të enjte duke iu thënë se kjo mund të ishte hera e fundit që mund ta shihnin gjallë.

Advertisements

Udhëheqësi 44-vjeçar bëri paralajmërimin rrëqethës në video-konferencë pak përpara se të deklaronte publikisht se ishte “objektivi numër një i Rusisë”.

Advertisements

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve TT se udhëheqësit e BE-së i dhanë lamtumirën presidentit ukrainass pasi mund të mos e shihnin më.

Zelensky, iu drejtua liderve europianë nga një bunker, ku u zotua se do të qëndronte në Kiev edhe pse ishte nën rrethim.

Ai pranoi se rusët “duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Suedia i përgjigjet Rusisë pas kërcënimit që mori sot
Artikulli tjetërÇfarë është “Fantazma e Kievit”? Shfaqet papritur, godet dhe zhduket! (VIDEO)