Rama foli për një shqiptar të vrarë! Zbulohet gjendja e Emanuel Bazanjit, i rreshtuar në ushtrinë ukrainase

Në konferencën që pati sot me gazetarët në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama duket se dha një lajm të pakonfirmuar, siç ishte ai për një shqiptar të vrarë në Ukrainë. Rama tha se këtë lajm e kishte mësuar nga mediat, por në fakt duket se informacionin e ka pasur të pasaktë.

Advertisements

“Përveç një informacioni të fundit që morëm për një djalë, që në mos gaboj ishte në një nga mediat tuaja që ishte vrarë, ishte pjesë e ushtrisë, jetonte apo bashkëjetonte me një shtetase ukraine”, tha Rama gjatë konferencës me gazetarët, e cila më pas u vlerësua si e pasaktë nga burime kryeministrore.

I vetmi shqiptar që lufton në ushtrinë ukrainase është Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar luftës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

Advertisements

Në një komunikim të shkurtër me gazetarin Muhamed Veliu ai ka thënë se është gjallë.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij. Më tej Emanueli tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Emanueli thotë më pas se i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

Sipas burimeve inteligjente ukrainase të cituara nga gazeta Ukrainska Pravda, mësymja ushtarake ruse, për të pushtuar Kievin konsiston në shkatërrimin e pikave mbrojtëse në hyrje të kryeqytetit, marrja nën kontroll e aeroportit, shkatërrimi transmetuesve të energjisë elektrike duke shkaktuar panik, sulm masiv kibernetik në të gjitha faqet ‘online’ qeveritare, bllokim autostradave për mos lejimin e kalimit të refugjatëve të luftës dhe forcave tokësore ushtarake ukrainase.

Objektivi kryesor i sulmit rus është vënia nën kontroll e godinave qeveritare.

Ndërsa objekti final dhe madhor për ushtrinë e Vladimir Putin ka të bëjë me kapjen e udhëheqësve të Ukrainës dhe detyrimi i tyre mes forcës në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje duke ndarë Ukrainën në dy pjesë sipas modelit Gjerman Lindje-Perëndim./noa.al

Artikulli paraprakStory ku akuzon Donaldin, habit Beatrix: Nuk e kam publikuar unë!
Artikulli tjetërI FUNDIT! Zelensky telefonatë me Kryeministrin e Izraelit, ja kërkesa e tij për luftën me Rusinë