I FUNDIT/ Biden bisedon në telefon me Zelenskyn, u fol edhe për mbrojtjen e Ukrainës

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky folën për sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes të premten.

Advertisements

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se biseda zgjati për 40 minuta, shkruan CNN, përcjell lajmi.net.

Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

Advertisements

Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim duke thënë se Ukraina ishte “e vetme në mbrojtjen e vendit”.

“Kush është gati t’i japë Ukrainës garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky.

“Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, e parashtrova pyetjen në formë të drejtpërdrejtë. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”, deklaroi më tej i pari i Ukrainës. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakE fundit! Gjermania jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët
Artikulli tjetërDonaldi i jep fund njëhere e mirë marrëdhënies me Beatrix, ja çfarë ka bërë…