E fundit/ Nuk pritej! Vuçiç ‘në krah’ të Zelensky: Njohim Ukrainën!

Serbia jep mbështetje të plotë për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Advertisements

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç aktualisht po iu drejtohet qytetarëve të Pallatit të Serbisë për situatën në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ditët e vështira janë prapa nesh për të gjithë botën, e veçanërisht të vështira për ne në Serbi. Nuk do të jetë më e lehtë për ne në ditët në vijim. Ne u përpoqëm të mbajmë një qëndrim të unifikuar për çështjen e krizës në Ukrainë dhe lëvizjet që do të ndërmarrim.

Advertisements

U përballëm me kontradikta dhe presione të shumta. Përkundër kësaj, ne e morëm vendimin me ‘kokë të ftohtë’sepse për këtë jemi zgjedhur dhe në përputhje me interesat e Serbisë. Serbisë i vjen keq për gjithçka që po ndodh në Evropën Lindore.

Serbia i konsideron Ukrainën dhe Rusinë si vendet e saj mike. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe respektimit të integritetit territorial. Ne respektojmë integritetin territorial të shteteve sovrane dhe, ashtu siç është e angazhuar për ruajtjen e kufijve të saj, është gjithashtu e përkushtuar të respektojë të gjitha shtetet e tjera të njohura ndërkombëtarisht.

Serbia mbështet plotësisht ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës. Serbia beson se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është një interes kyç dhe jetik i qytetarëve serbë. Serbia beson se në këtë moment nuk është në interesin e saj të vendosë sanksione ndaj asnjë vendi, përfshirë Rusinë,”-tha ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ 38-vjeçari terrorizon Kamzën duke qëlluar me armë zjarri, kërcënon dhe policët (EMRI)
Artikulli tjetërRusia nuk ‘ngopet’ me Ukrainën, kërcënon Suedinë dhe Finlandën!