Lajmi fundit/ Këshilli Evropian merr vendimin drastik ndaj Rusisë!

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës, bëri të ditur ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Advertisements

Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin. Është i ndarë nga Bashkimi Evropian, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net.

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të përjashtuar Federatën Ruse nga anëtarësiminë KE”, tha Di Maio në një deklaratë.

Advertisements

“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakKujdes! Pamje të rënda/ Forcat ukrainase zënë në pritë dhe bëjnë “copash” makinën me ushtarë rusë (VIDEO)
Artikulli tjetërUkraina ‘shkatërron’ rusët/ Publikohet bilanci më i fundit i viktimave, janë me mijëra! (VIDEO)