Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Ja brenda sa ditësh Kievi mund të pushtohet nga rusët

Situata mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të jetë e tensionuar, numri i vi ktimave vazhdon të rritet. Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën.

Advertisements

Burimet thane sipas CNN se vlerësimi fillestar i SHBA-së nga para pushtimit parashikonte se kryeqyteti ukrainas do të pushtohej brenda një deri në katër ditë pas një sulmi rus, teksa ende ajo mbetet pritshmëria aktuale.

Forcat ruse janë zhvendosur në 20 milje larg Kievit, u thanë zyrtarë të lartë të administratës ligjvënësve në Capitol Hill të enjten mbrëma. Zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej, sipas burimeve.

Advertisements

Por zyrtarët në atë konferencë për Capitol Hill nuk pranuan të thonë nëse besonin se Kievi do të rrëzohej. CNN raportoi më parë se një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha të enjten se Rusia “po bënte një lëvizje në Kiev”.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri prokure miqësore me Rusinë – por ata nuk e dinë ende nëse Putini do të kërkojë të pushtojë dhe mbajë territorin ukrainas më pas.

Më të lexuarat

Artikulli paraprakPublikohet harta/ Shumë afër Parlamentit dhe Pallatit Presidencial, ja si e kanë rrethuar trupat ruse Kievin
Artikulli tjetër“Suita e Sulltanit”/ 30 mijë euro nata, pushimet luksoze të Arjola Demirit(FOTO)