Vjen lajmi i keq nga Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars(Detaje)

Nga data 1 mars, qytetarët do të duhet të paguajnë me lekë në dorë shërbimin e transportit publik, kjo për shkak se për këtë muaj nuk do të ketë abone.

Advertisements

Kjo u bë me dije nga Unioni i Transportit Publik, masë e marrë prej tyre pas ultimatumit ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat në drejtim të uljes së çmimit të karburantit. Sipas Unionit, ata ndodhen në kolaps ekonomik dhe se ndihma reale nga qeveria kishte munguar.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Advertisements

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor abone, pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kujtojmë se pak ditë më parë, Shoqata e Transportit Qytetas i dërgoi një letër qeverisë dhe Bashkisë Tiranë lidhur me marrjen e masave për rritjen e çmimi të naftës, pasi sipas tyre kjo po pengon dhënin e shërbimeve për qytetarët.

Për të mundësuar dhënin e shërbimit Shoqata e Transportit i drejtoi 4 kërkesa qeverisë dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të vazhduar me dhënien e shërbimit, në të kundërt ata kërcënuan se duke filluar nga 1 marsi do të ndërpresin punën. Megjithatë masa e marrë prej tyre ishte heqja e aboneve për këtë muaj.

Kërkesat e tyre ishin rimbursimi i TVSH në shitje, heqja e akcizës 37 lekë/litër, heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licensuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër si edhe rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët përfitojnë cmim të reduktuar ose falas.

Artikulli paraprakVjosa Osmani siguron qytetarët e Kosovës: Ja çfarë do i ndodhë Serbisë nëse i shkon mendja të na sulmojë
Artikulli tjetërDita e dytë e luftës në Ukrainë, BE bën lëvizjen e papritur