Vjosa Osmani siguron qytetarët e Kosovës: Ja çfarë do i ndodhë Serbisë nëse i shkon mendja të na sulmojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një deklaratë për mediat ku i siguroi qytetarët e vendit se shteti kosovar do të mbrohet nga çdo institucion në rast agresioni serb. Jo vetëm ushtria e vendit, por edhe ajo e NATOS do të mbrojë çdo cep të Kosovës në rast se Serbisë i shkon mendja të sulmojë.

Advertisements

“Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agresioni e jo mbrojtjeje”.

“Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sulmojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani

Advertisements

Artikulli paraprakPamje të trishta, me LOT në sy, fëmija: Nuk dua të vdes
Artikulli tjetërVjen lajmi i keq nga Transportit Publik: Nuk do të ketë abone për muajin mars(Detaje)