Miqësia me Arjolën ka marrë fund përfundimisht? Monika Lubonja rrëfen zhgënjimin e madh: U tronditëm 10 fish më shumë kur dolëm jashtë…

Monika Lubonja ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Nuk mund të anashkalohej edhe diskutimi për miqësinë e saj me Arjolën ku nuk duket e njëjtë pasi dolën nga BB, ku aty njiheshin si shoqet më të mira.

Madje edhe një reagim i Arjolës kur Monika i shpreh dashurinë ka bërë xhiron e rrjetit nga ftohtësia e aktores tropojane.

Advertisements

E pytur nga Ermali nëse miqësia me Arjolën dhe Ilirin ka ngrirë, Monika e ka injoruar totalisht këtë të fundit dhe ka folur vetëm për aktoren ku nuk ka dhënë detaje konkrete, por shprehet se e kupton pasi kanë kaluar të dya të njëjtën situatë pas daljes.

“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.

“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, u shpreh ajo nder të tjera.

Artikulli paraprak“Si arritëm deri këtu?”/ Del analiza e CNN: Konflikti shumëvjeçar mes Rusisë dhe Ukrainës, kriza më e madhe në Europë që nga Lufta e Ftohtë
Artikulli tjetërPresidenti i Azerbajxhanit jep lajmin e rëndë: Ky është fillimi i një procesi të gjatë, Putini do të…