Ndodh minutat e fundit/ NATO-ja hidhet në aksion të fuqishëm, zbardhet vendimi më i fundit

NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.

Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai kishte thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.

NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë mbi Ukrainën duke deklaruar se Moska do ta paguajë çmimin e lartë ekonomik e politik.

Advertisements

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë sulmi i nisur sot me urdhër të Vladimir Putinit. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia, theksoi presidenti i SHBA-së.

Artikulli paraprakE fundit/ Reagon NATO! Cili është vendi i parë anëtar që shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Po çojmë ushtrinë në kufi…
Artikulli tjetërTragjike/ Thellohet bilanci i viktimave në Ukrainë, avioni rrëzohet afër Kievit (VIDEO)