“Paqja mori fund”/ Berisha del me deklaratën e frikshme: Putin nisi luftën e tretë Botërore

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se presidenti Putin nisi sot Luftën e Tretë Botërore. Berisha tha se paqja u prish dhe rendi ndërkombëtar u shpërbë.

Advertisements

Berisha kujton gjithashtu edhe dy luftërat e mëparshme botërore, ku sipas tij, Rusia ka qenë nismëtare së bashku me Ad ol f Hit le rin.

Në përfundim Berisha tha se Rusia do ta humbë këtë luftë që ka nisur, në mënyrën më tragjike.

Advertisements

Berisha tha gjithashtu se shpreh solidarizimin e tij me popullin Ukrainas.

“Agresionin e hapur kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, Putin dhe Rusia nisën defacto Luftën e Tretë Botërore. Paqja e vendosur pas luftës së dytë botërore mori fund me këtë agresion. Shtoj këtu se Rusia është defacto vendi që nisi Luftën e Parë botërore. Në Luftën e Dytë Botërore, dihet që diktatori nazist, Hitleri, ishte ai që e nisi luftën, por Rusia u përfshi përmes paktit Ribentrop-Molotov, duke pushtuar Poloninë”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakPushtimi i Ukrainës, vjen paralajmërimi për ambasadën ruse në Tiranë
Artikulli tjetërUkraina në flakë nga raketat ruse, thellohet bilanci i viktimave! Ja sa shkon numri zyrtar i jetëve të humbura deri më tani