Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë një deklaratë të fortë sot teksa ka njoftuar se kushdo që dëshiron mund të marrë një armë.
Advertisements
Deklarata vjen teksa në orët e para të kësaj të enjteje Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Shumë vende të Europës kanë dënuar sulmin rus duke e cilësuar atë brutal teksa kanë paralajmëruar edhe sanksione të tjera.
Advertisements
Perëndimi ka dënuar ashpër operacionin ushtarak rus mbi Ukrainë, duke e cilësuar si veprim të panevojshëm dhe se është një dëshmi se Putini prej kohësh kishte organizuar pushtimin dhe nuk kishte për synim zgjidhjen diplomatike.
Të dhënat e fundit njoftojnë se shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit, pas sulmeve ushtarake nga ana e Rusisë.