“A ndjen kënaqësi, do të heq magjinë”, nisin hetimet për Nikollë Dodën që pretendonte se linte me barrë gratë

Të martën, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi pamjet e kamerave të fshehta të Nikollë Dodës, që pretendon se sheh në gjëra të shenjta dhe zgjidh problemet e njerëzve.Por në këto pamje u pa se si Nikollë Doda nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës prekte gratë në pjesët intime dhe u thoshte se “do t’i linte me barrë”.

Advertisements

Pas denoncimit të këtij rasti, Prokuroria e Krujës sekuestroi pamjet filmime të emisionit Stop dhe nisi hetimet për Nikollë Dodën.

Një grua re me probleme shëndetësore u drejtua te Nikolla duke i treguar shqetësimet e saj. Nikolla, pas disa ekzaminimeve me duar, i tha zonjës se kishte magji e duhet të bënte 3 seanca tretje plumbi, që kushtojnë 150 mijë Lekë.

Advertisements

Nikollë Doda e preku gruan në gjoks e në të pasme, duke e pyetur herë pas herë se çfarë ndjente. Në një tjetër takim, në të cilin do t’i zgjidhte problemet, Nikollë Doda e puthi gruan, duke i thënë se do t’i hiqte magjinë. Nikolla i tha gruas që të shkonte të dielën se do ta linte me barrë, që t’i rregulloheshin periodat./STOP

Artikulli paraprakRaketat ruse ‘pushtojnë’ Ukrainën, rrëzohen 5 avionë dhe një helikopter(Video)
Artikulli tjetërGjithë bota mban frymën/ Rusia nis sulmin ndaj Ukrainës me ndërhyrje tokësore dhe ajrore, Putin del me kërcënimin e rëndë