Donaldi e ‘tradhtoi’ Borën me Beatrix Ramosajn, por a e dinit çfarë raporti ka vëllai i moderatores me binjakët Veshaj?

Ndarja e bujshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ku ky i fundit e ‘tradhtoi’ moderatoren me Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së “BBVIP”, pas puthjes së famshme dhe dhuratës për 3 vjetor, bëri që të nxiste një reagim të ashpër nga ana e publikut të cilët shpërthyen në komente negative.

Advertisements

Aktori i humorit dhe moderatorja nuk ndiqen në profilet e tyre në ‘Instagram’ që prej asaj kohe dhe pse ata të dy i kanë ende postimet dhe dedikimet për njëri-tjetrin. Mirëpo PanoramaPlus ka zbuluar se vëllai i Borës, Lisien Zemani, ndiqet në rrjetet sociale me binjakët Veshaj.

Mesa duket pas gjithë atij skandali të bujshëm, vëllai i moderatores vazhdon të ketë ende një raport te mirë me aktorët e humorit.

Advertisements

Rikujtojmë se Lisien Zemani, është parë natën e finales së madhe në studion e “BigBrother VIP”,ku në rrjet qarkulloi një video e reagimit të Romeos mbasi u shpall fituesi i çmimit të madh, ku është dukur i tensionuar në prapaskena dhe ndodhej i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.

Mes turmës kalon edhe Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.

Artikulli paraprak“U kap me grupin më të egër mafioz të Europës”/ Edi Rama bën deklaratën e fortë ndaj Shkëlzen Berishës: Çfarë të them unë, që ndajnë kokainën?
Artikulli tjetërPrag lufte? Policia rrethon ambasadën ruse në Kiev, ja çfarë po ndodh