Tronditëse është historia e Olivia Gadt e cila jetoi vetëm shtatë vjet – Si e çoi nëna e saj drejt vdekjes – arriti të mbledhë më shumë se 1 milion dollarë
Advertisements
Olivia Gandt, një vajzë e vogël nga Kolorado kaloi 7 vite të jetës së saj në spital, kjo vetëm për shkak të nënës së saj.
Nëna e Olivia-s, Kelly Turner, së fundmi u dënua me 16 vjet burg për abuzimin fatal të vajzës së saj dhe mbledhjen e 1 milion dollarëve me pretendimin se vogëlushja ishte e sëmurë rëndë.
Advertisements
“Ajo ka insuficiencë të zorrëve.” Nuk e dimë sa kohë i ka mbetur”, kishte thënë nëna e Olivias prej vitesh.
Sipas mediave të huaja, vogëlushja e shëndetshme iu nënshtrua operacioneve të panevojshme, ndërkohë që nëna e sëmurë mendore merrte para.
Çfarë e ‘tradhtoi’ Kelly Turner?
Tre vjet pas vdekjes së Olivias, nëna diagnostikoi edhe vajzën e dytë me kancer. Pastaj mjekët filluan t’i konsideronin lëvizjet e saj të dyshimta. Derisa u diagnostikua me sindromën Minhausen. Vajza e saj e dytë u shpëtua. Por tashmë ishte tepër vonë për Olivia.
Vogëlushja Olivia u shtrua për herë të parë në spital në vitin 2012. Nëna e saj u tha mjekëve se kishte probleme serioze me tretjen. Gjyshi i vajzës tregon se askush nuk kishte arsye të besonte se Kelly nuk po thoshte të vërtetën.
Operacioni i parë u bë dy vjet më vonë. Megjithatë, nëna përsëri u ankua se vajza e saj nuk po hante. Mjekët ndërruan tre tuba ushqimi brenda pak muajsh.
Vendosi të vriste vajzën e saj
Në vitin 2017, nëna, e cila, siç rrëfeu, tashmë kishte vendosur të vriste vajzën e saj, jep urdhrin për të hequr tubin me të cilin Olivia e vogël ushqehej për 5 vjet. Mjekët refuzuan kategorikisht, duke besuar se kjo do të çonte në vdekje të sigurt.
“Vogëlushja nuk arriti të jetonte kurrë si një fëmijë normal. Trupi i saj nuk dinte më të përpunonte ushqimin pa tub. Ajo kaloi 19 ditë në qendrën e rehabilitimit ku e kishte vendosur nëna e saj, pa mundur të hante asgjë.
“Ajo hapi sytë, më shikoi, më njohu dhe më tha: “Gjysh, jam i uritur”. Ajo ishte e uritur”, shtoi gjyshi i Olivias. Ai vdiq dy ditë më vonë.
(E.D/faxweb.al)