Mediat britanike nxitonin të konfirmonin sot se “mbretëresha është gjallë” në të kundërt të asaj që pretendonte mbrëmë një faqe e njohur thashethemesh në SHBA.
Advertisements
Rrjeti ‘Hollywood Unlocked’ “tronditi” internetin mbrëmë me një lajm “eskluziv” ku thuhej se mbretëresha Elisabeth e Anglisë kishte vdekur.
Por idea se një faqe e tillë mund të publikonte një lajm kaq të madh nxiti reagime dyshimi në Britani.
Advertisements
Megjithse historia është refuzuar nga rrjete e mëdha online, themeluesi i rrjetit ‘Hollywood Unlocked’ Jason Lee tha se nuk tërhiqet nga informacionii marrë.
Ai komentonte në rrjetet sociale: “Ne nuk postojmë gënjeshtra dhe unë kam besim te burimet e mia. Ne po presim për konfirmimin zyrtar nga Pallati Mbretëror”, tha ai.
Dhe në fakt disa e kanë marrë lajmi si të mirëqenë, ndërsa të tjerë hedhin dyshime mbi gjuhën e përdorur në njofim.
Fillimisht skeptikët përmendin faktin se revista përdorte termin ‘Royal Kingdom’ (Mbretëria mbretërore) – për të cilin thoshte se nuk përdoret nga nejrëz të brendshëm të pallatit Buckingham Palace.
Më heret në njoftim thuhej se ‘mbretëresha duhet të merrte pjesë në martesën e redaktorit të revistës British Vogue, Edward Enninful, por ishte gjetur e vdekur’.
E përditshmja vendase “Metro” shkruante se “megjithë respektin për Enniful, të gjithë në Britani e dinë se mbretëresha nuk do të merrte pjesë në martesën e tij”.
Ndërsa për idenë e mbretëresha mund të “gjendej e vdekur në mënyrë misterioze” dhe që një roje t’ia tregonte kete fshehurazi në telefon “Hollywood Unlocked”, as kjo nuk duket shumë me gjasë për e vërtetë.
Në rast të vdekjes së vërtetë të mbretëreshës, nis kalvari i telefonatave për informimin e anëtarëve të qeverisë, kryeminsitrit dhe zyrtarëve të tjerë më të lartë, thote Metro.co.uk
Anëtarëve të qeverisë u thuhet të ruajnë të gjithë privatësinë e kërkuar deri në njoftimin zyrtar të pallatit mbretëror.
Prej vitesh rrejti shtetëror BBC është i pari që informohet për vdekje të tilla dhe më pas lajmi kalon te Press Association apo rrjete të tjera përtej Atlantikut.