I fundit/ Covid ‘mbërthen’ Shqipërinë, ja sa viktima u regjistruan në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1754 testime, 85 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 633 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Advertisements

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1754 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 85 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastër, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan.

Janë 3969 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë shëruar 633 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 85

Të shëruar në 24 orë 633

Të shtruar në spitale 71

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1754

Testime totale 1,730,246

Raste pozitive 270,455

Raste të shëruara 263,035

Raste Aktive 3969

Humbje jete 3,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1265

Fier 632

Elbasan 436

Vlorë 365

Berat 295

Lezhë 253

Kukës 162

Durrës 158

Shkodër 150

Korçë 117

Gjirokastër 115

Dibër 21

Artikulli paraprakCili është mashkulli ideal sipas saj? ‘Rrëfehet’ Beniada dhe e thotë ‘troç
Artikulli tjetër“Magji nuse-vjehrrë deri në vdekje”/ Myftiu Ylli Gurra tregon disa nga historitë më tronditëse që ka hasur