Gruaja nga Burreli rreh me thupër 3 vajzat e saj të mitura, më ka tradhëtuar burri

Disa imazhe shokuese janë shpëndarë në rrjet ku shihet një nënë që dhunin tre fëmijët e mitur.

Advertisements

Gruaja quhet Antoneta Hystuna. Çifti nga Burreli Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë. Denoncimi është bërë në një emision televiziv nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës.

Advertisements

Burri akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura, shfaq Report Tv, transmeton Noa.al.

Burri tregon: U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte. Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim. Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj. Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja.

Artikulli paraprakMeri Shehu parashikon ‘apokalipsin’ e shenjave të zodiakut, ‘përmbysje’ të forta në fund të muajit
Artikulli tjetërAnkth lufte me Ukrainën, Vladimir Putin merr vendimin e papritur!