Lajm i mirë/ Ky vend rihap aeroportin pas 2 vitesh, Ministria e Jashtme tregon si mund të udhëtojnë shqiptarët

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se Kuvajti ka rihapur aeroportin për udhëtimet ndërkombëtare, për herë të parë pas dy viteve.

Advertisements

Personat e vaksinuar plotësisht nuk do kenë nevojë për karantinë dhe test PCR, ndërsa për ata me një dozë dhe të pavaksinuar ka rregulla të tjera. Këto procedura nuk përfshijnë fëmijët e moshës nën 16 vjeç.

Për pasagjerët që janë plotësisht të vaksinuar nuk kërkohet test PCR as para udhëtimit as kur mbërrijnë, dhe nuk ju kërkohet më të qëndrojnë në karantinë pas mbërritjes.

Advertisements

Pasagjerëve pjesërisht të vaksinuar nuk u kërkohet të bëjnë test PCR para udhëtimit, por duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë, ose të bëjnë një test PCR sapo të mbërrijnë.

Pasagjerët e pavaksinuar duhet të bëjnë një test PCR 72 orësh para mbërritjes. Ata duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë dhe do lejohen të dalin nga karantina vetëm nëse testi rezulton negativ.

Artikulli paraprakPamje të rënda/ Era e fuqishme rrëzon vinçin, humbin jetën dy punëtorë ndërtimi (VIDEO)
Artikulli tjetërU desh të dilte Donaldi nga BBV që të merrnim vesh a vazhdojnë bashkë Romeo dhe Aleksia Peleshi, ja si qëndron e vërteta (FOTO)