Pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’ kanë nisur edhe pakënaqësitë. Duket se më qejf mbeturi është aktori Donald Veshaj.
Advertisements
Vëllezërit Veshaj kanë hequr nga personat që ndjekin, dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin edhe producentët e ‘Big Brother VIP’. Pasi siç duket ky rezultat nuk është pranuar nga Donaldi i cili së bashku me binjakun e tij, Romeon thuhet se kanë pasur një përplasje me produksionin.
Advertisements
Në festën e finales, Donaldi dhe e dashura e tij Beatrix nuk morën pjesë dhe sipas shenjave as në post BBV aktori nuk do të jetë i pranishëm.
Ishte Arbana Osmani e para që nuk kurseu nje thumb për Donaldin që në mëngjes nëpërmjet fjalëve të Eduartit: Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar.
Ndërkohë, pak minuta më parë Lori Hoxha ka publikuar një foto ku shprehet e lumtur për suksesin e “Big Brother”, por nuk shmangu dot edhe një mesazh për Donaldin që në mënyrë indirekte ka reaguar edhe ajo për gjithë vendimet që ka marrë Donald Veshaj.
“Nëse të ofrohet një vend për në raket, mos pyet çfarë ndenjëse është. Thjesht hipi”, shkruan Lori Hoxha e cila duket se e ka drejpërdrejt me Donaldin.