Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptares, mbi dy orë e bllokuar në makinë. Zbardhen detajet e rënda

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një gruaje me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për 55-vjeçaren Edlira Aliçka, makina e të cilës u përplas me një tjetër mjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Sernaglia Battaglia, në Treviso të Italisë.

Advertisements

Raportohet se në aksident u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6.

Advertisements

Për fat të keq, 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën. Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë dhe u ndesh ndërhyrja e shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.

Ndërsa dy të moshuarit, që ndodheshin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë dërguar në spitalin Conegliano. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakÇ’po ndodh? Fansat lumë komentesh kërkojnë rikthimin e Donaldit me Borën, moderatorja habit me reagimin e saj
Artikulli tjetër‘Befason’ Vjosa Osmani, i habit të gjithë me ndryshimin drastik (FOTOT)