Aksidenti tragjik, i riu shqiptar vdes pas dy ditësh agoni

Ka humbur jetën i riu 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ra nga motori natën e 17 Shkurtit, në Rivarolo, Xhenova.

Advertisements

Michele Dervishaj v diq të dielën në spitalin San Martino, ku ishte dërguar pas aksidentit, pasi ishte intubuar.

I riu është vik tima e pestë që gjen v dekjen nga aksidentet në rrugët e Xhenovas që nga fillimi i vitit. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë akoma.

Advertisements

Dervishaj ishte përplasur me një mur. Hetimet e kryera deri tani, me ndihmën e kamerave rrugore të zonës, kanë konstatuar praninë e 2 makinave, që parakalonin njëra- tjetrën, të cilat më pas u parakaluan nga skuteri i 19-vjeçarit.

Pas kësaj, shqiptari me anë të një spostimi të papritur ka bërë që mjeti të përplaset me trotuarin dhe ka përfunduar në një mur. Plagët për shqiptarin do të ishin të rënda e për pasojë ai ndërroi jetë./tvklan.al

Artikulli paraprakDonaldi mori vendimin drastik për ‘Top Channel’ pas fitores së Ilirit, vjen reagimi i parë i regjisorit Eduart Grishaj: Nuk njoh…
Artikulli tjetër‘Do thërras Gardën’, ‘Mos m’i tund mua ato’/ Degradon keq situata në Komisionin Hetimor, tensione të forta mes Boçit dhe deputetes së PS-së