Të rinj, të dashuruar dhe me një dëshirë të fortë për të ngritur një familje e për t’u plakur së bashku. Kështu e rrëfen Lindita sakrificën e prindërve të saj në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan. Pasi ia mbathën nga shtëpia atërore e babait të Linditës, u përpoqën të kishin sadopak qetësi.
Advertisements
Ndërkohë pesë fëmijët e tyre rriteshin, ndërsa Lindita kur ishte vetëm 16 vjeç u njoh me bashkëshortin e saj. Njësoj si prindërit, ajo zgjodhi dashurinë duke u arratisur për të jetuar me të, por fatmirësisht zemra e tyre e fali duke e përqafuar sërish në ngrohtësinë e saj.
Ardit Gjebrea: Më shuaj një kureshtje. Ti u rregullove me mamin dhe babin.
Advertisements
Lindita: Pas 3 muajsh.
Ardit Gjebrea: Po. Po babi me mamin tënd u rregulluan me gjyshërit që e përzunë nga shtëpia?
Lindita: Jo. Ma ke kujtuar shumë mirë Ardit. Ai ishte jetim me prindër, motra e vëllezër gjallë. Ishte gjithmonë… prandaj mamit i them ndonjëherë “mos të të ngelet hatri, babin e dua pak më shumë” se ai gjithë zemrën, sytë i kishte te ne. Ata nuk i flisnin kanë qenë gjithnjë në anën e gjyshit dhe të nënës. Atë i kam qarë babit kur ka vdekur sepse ishim në një dasmë, martohej një i afërm, me këtë që jeton mami në shtëpi, aty ndërroi jetë. Madje kërcyem pak më përpara, kur sa u ul, pësoi infarkt dhe ndërroi jetë, midis 100 personave nuk e di sa ishin.
Ardit Gjebrea: Aty në dasmë?
Lindita: Po, i ra infarkt dhe ndërroi jetë./tvklan.al