Ngjarje tragjike! Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni në qytetin e saj të lindjes.
Advertisements
Mediat italiane raportuan këtë të dielë se ambasadorja Francesca Tardioli u gjet e vdekur jashtë një shtëpie në Foligno, në veri të Romës, ku ajo kishte shkuar me pushime.
Vdekja e saj është duke u hetuar nga autoritetet lokale, thonë raportet.
Advertisements
Ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey, reagoi përmes një postimi prekës në rrjete sociale, në lidhje me lajmin e rëndë.
“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter.
Ajo e përshkroi zonjën Tardioli si një nga dhuratat më të mëdha të Italisë për Australinë.
Tardioli mbante postin e ambasadores italiane në Australi që nga viti 2019. Ajo ka punuar më parë në ambasadat dhe konsullatat italiane në Shqipëri, Arabinë Saudite dhe Libi, në NATO dhe Ministrinë e Jashtme italiane.