Ç’po ndodh? Rritet frikshëm numri i viktimave nga kovidi 24 orët e fundit!

7 të vdekur nga kovidi 24 orët e fundit.

Advertisements

Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin. Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Advertisements

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 206 Të shëruar në 24 orë 604 Të shtruar në spitale 79 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 1,610

Testime totale 1,728,492 Raste pozitive 270,370 Raste të shëruara 262,402 Raste Aktive 4,523 Humbje jete 3,445

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,330 Fier 756 Vlorë 428 Elbasan 473 Berat 352 Lezhë 324 Durrës 199 Gjirokastër 169 Shkodër 158 Kukës 163 Korçë 150 Dibër 21

Artikulli paraprakMedia britanike: Tanket e blinduara ruse hyjnë në Ukrainë! Kaos në kufi
Artikulli tjetërBeniada fitoi zemrat e shqiptarëve, por çfarë mendimi ka Bujar Nishani për mbesën e tij