E dhimbshme! I mituri që u rrëzua nga biçikleta humb jetën në spitalin e Traumës, pak muaj më parë i kishte vdekur dhe e ëma

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Lezhë, ku një i mitur ka humbur jetën një javë pasi ishte rrëzuar nga biçikleta.

Advertisements

Bëhet me dije se 13-vjeçari Ervin Memaj, banues në Rrilë të Lezhës, ka humbur jetën këtë të shtunë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh.

I mituri nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Konfirmohet se kjo është tragjedia e dytë për familjen Memaj.

Advertisements

Mësohet se rreth gjashtë muaj më parë, i mituri kishte humbur edhe të ëmën.

Artikulli paraprakKopjoi aktoren e njohur, zbulohet sa kushtoi veshja e Beatrix Ramosaj në finalen e BVV
Artikulli tjetërHumbi garën me Ilir Shaqirin, Donald Veshaj reagon për herë të parë pas finales së madhe të BBV: Unë fitoren…