Ilir Shaqiri është fituesi i “Big Brother Vip”. Publiku vendosi që të kurorëzonte si fitues të spektaklit balerinin.
Advertisements
Ky i fundit mori 100 mijë euroshin, por mërzitja e Donaldit në lidhje me këtë fakt nuk mund të mos vihej re.
Aktori pas humbjes dhe pasi pa Ilirin me çekun e 100 mijë euroshit në dorë, me lot në sy i tha Arbanës:
Advertisements
“Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, ka thënë Donaldi.
Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Donaldi ndërkohë tha se e priste që të mos fitonte çmimin e madh.
“Të them të drejtën kisha një parandjenjë që nuk do të fitoja çmimin e madh të këtij edicioni të Big Brother. Do i marr më të mirën, kjo është jeta”, tha ai ndër të tjera.