E turpshme! Ja si Ministria e Shëndetësisë tallet me shqiptarët, vendi në izolim në shkelje të ligjit, skandali me urdhrat e Manastirliut

Shpërthen skandali me masat kufizuese në vend. Edhe pse numri i infektimeve ka rënë në nivele të ndjeshme, Ministria e Shëndetësisë akoma mban në fuqi masat kufizuese pas orës 23:00. Por, absurde është se Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i nxjerr urdhrat sipas dëshirës.

Advertisements

Nga një verifikim i bërë nga gazeta në Fletoren Zyrtare, shihet se dje janë publikuar 2 urdhra të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë që kanë të bëjnë me fashën orare. Urdhri i parë, i përket datës 31.1.2022, në të cilin urdhërohet që kufizimi i lëvizjes të shtyhet deri në 15 shkurt, ndërsa urdhri i dytë mban datën 10 shkurt dhe urdhërohet që kufizimi të shtyhet deri në datën 1 mars. Pra, skandali është në kufizimet e periudhës 1 deri në 15 shkurt, të cilat kanë qenë të paligjshme sepse vendimi ende nuk ishte publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 32/1, datë 31.1.2022 Për një ndryshim në urdhrin nr. 99, datë 10.2.2021, “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”, të ndryshuar. Urdhër i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 32/2, datë 10.2.2022 Për një ndryshim në urdhrin nr. 99, datë 10.2.2021, “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit”, të ndryshuar”, thuhet në urdhrin e nxjerr në Fletoren Zyrtare.

Advertisements

Pra kemi të bëjmë me një skandal për shumë arsye. Masat kufizuese rrinë në fuqi edhe pse vendimet publikohen me shumë javë vonesë. Pra në një ditë dalin dy vendime. Elementi tjetër është se ministrja Manstirliu duket se po ndjek strategji për të shmangur Kushtetuesen. Gjykata me një vendim pas padisë së bërë nga Partia Republikane vendosi që të rishikohen masat çdo dy javë dhe kur ministrja e sheh që ka harruar, nxjerr 2 apo 3 vendim rresht thjeshtë me përcaktime kohore të ndryshme.

Ndikimi i masave kufizuese tek bizneset dhe qytetarët

Ndërkohë, lënia në fuqi e masave po ndikon edhe tek bizneset pasi si pasojë e këtyre vendimeve të qeverisë e kanë të pamundur të vazhdojë punën dhe duhet që ta mbyllin biznesin. Masat administrative për distancimin social të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit prekin kryesisht bizneset e shërbimit, baret etj, të cilët janë detyruar edhe të mbyllin aktivitetin në orën 11.

Ndërkohë, edhe Shoqata e Biznesit më herët ka shprehur shqetësimin mbi orën policore në fuqi, pasi i privojnë në ushtrimin e aktivitetit. Me anë të një letre publike, Shoqata e Biznesit i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, që të rishikohen masat anticovid në vend. Edhe bizneset kanë kërkuar që të rishikohen masat në fuqi, duke marrë shkas edhe nga numri i ulët i rasteve me infektime nga koronavirusi, ndërsa sipas tyre goditja që kanë marrë gjatë një viti mbyllje dhe ora policore në fuqi, do i çojë drejt falimentit. Po ashtu, nga ana tjetër edhe qytetarët gjobiten nga policia nëse shkelin orën policore. Gjatë ditëve të fundit, numri i rasteve të reja nuk ka kaluar mbi 300 të infektuar ndërsa, Komiteti i Ekspertëve vijon që t’i lërë në fuqi masat dhe orën policore 11:00-06:00. Por masat mund të konsiderohen edhe si antiligjore pasi jemi në një gjendje që aktualisht numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm po ashtu edhe numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Artikulli paraprakFlet Alimehmeti: Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid-19 në ndjekje, dashtë zoti po fillon fundi
Artikulli tjetërFitoi çmimin e madh të Big Brother VIP, Ilir Shaqiri habit me veprimin që bën në orët e para të mëngjesit