Flet Alimehmeti: Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid-19 në ndjekje, dashtë zoti po fillon fundi

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale. Me anë të një postimi, ai shkruan se që prej qershorit të vitit 2021, dje ishte dita e parë që ai nuk kishte asnjë pacient me Covid-19 në ndjekje. Sipas tij, ky është lajmi i mirë dhe shpreson se pandemisë po fillon t’i vijë fundi.

Advertisements

“Që prej qershorit 2021, dita e parë që s’kam asnjë pacient me Covid-19 në ndjekje. Dashtë zoti po fillon fundi”, shton ai. Ky lajm vjen në një kohë kur vendi ynë dhe e gjithë bota po përjeton një valë të re të pandemisë, kjo për shkak të variantit Omicron, i cili ka fuqinë të përhapet me shpejtësi. Pacienti zero me Covid-19 në vendin tonë është regjistruar në mars të vitit 2020. Ndërkohë, epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë televizive shprehet se qytetarët që kanë kaluar, apo po kalojnë Covid-19 kanë abuzuar shumë me antibiotikët.

Ai u shpreh, se vetëm 8 për qind e të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën kanë pasur nevojë të trajtohen me antibiotikë. Ndër të tjera, epidemiologu thotë se në rang global kanë marrë antibiotikë 76 për qind e pacientëve me Covid, që do të thotë se për 68 për qind të rasteve antibiotiku nuk ka qenë i nevojshëm. “Rreth 8 për qind e pacientëve kanë pasur nevojë për antibiotikë në mbarë botën, sipas studimeve.

Advertisements

Por 76 për qind e pacientëve kanë marrë antibiotikë. Ata kanë efekte anësore qoftë afatgjata, qoftë afatshkurtra. Nuk bën sens ta marrësh pa e pasur nevojë. 68 për qind nuk kanë pasur nevojë për antibiotikë”, u shpreh Alihemehmeti. Më tej epidemiologu analizon rastin e Shqipërisë. Ai thotë se, të infektuarit në vendin tonë marrin antibiotikë pa kriter në farmaci, pa recetën e mjekut dhe se konsultohen me disa mjekë njëkohësisht, gjë që i vë ata në dilemë, se cili trajtim është më i miri për ta.

Artikulli paraprakI përket Borës? Bëri shumë bujë në rrjet, e ka mbajtur në çdo spektakël, Donaldi tregon se e kujt është lidhësja e flokëve që mbanë në dorë
Artikulli tjetërE turpshme! Ja si Ministria e Shëndetësisë tallet me shqiptarët, vendi në izolim në shkelje të ligjit, skandali me urdhrat e Manastirliut