Ilir Shaqiri shpallet fitues i Big Brother, ja çfarë tha Donaldi pas renditjes i dyti

Balerini Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania VIP. Ai u shpall fitues në një garë të ethshme me Donald Veshajn, pas 136 ditësh izolimi në shtëpi, ku u është dashur që të përballen me emocione të forta.

Advertisements

Pas fitores së Shaqirit, Donaldi tha se ai pak a shumë e priste që Iliri të triumfonte, por gjithsesi u shpreh i kënaqur për eksperiencën e kaluar në Big Brother VIP Albania.

Donaldi falënderoi të gjitha ata që e kanë mbështetur përgjatë eksperiencës së tij në shtëpinë e famshme të cilën e cilësoi si një përvojë unike.

Advertisements

Për Ilirin dhe Donaldin ishin përgatitur dje dy surpriza madhështore, qoftë për takimet me prindërit e tyre, qoftë te partneret që hynë për ti emocionuar brenda shtëpisë.

Më herët, nga shtëpia u eliminuan modelja e njohura Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, të cilat u shpërblyen përkatësisht me 10 mijë euro. Përveç 10 mijë eurove, Shkira do te zhvillojë edhe një emision në televizionin Top Channel.

Banorët qëndruan për gati 5 muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duke dhuruar spektakël edhe emocione të shumta, ku disa prej tyre dolën edhe çifte.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 19 shkurt 2022
Artikulli tjetërE shtuna me diell! Temperatura deri në 18°C, vranësira pasdite, njihuni me parashikimin