Situata e Covid-19 në vend/ Regjistrohen mbi 300 raste të reja, ja sa humbje jete në 24 orë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,651 testime, 303 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 1,066 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Advertisements

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,651 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 303 qytetarë, në këto bashki:
118 në Tiranë, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 303

Të shëruar në 24 orë 1,066

Të shtruar në spitale 89

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,651

Testime totale 1,724,866

Raste pozitive 269,904

Raste të shëruara 261,065

Raste Aktive 5,406

Humbje jete 3,433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,845

Fier 824

Vlorë 499

Elbasan 498

Berat 393

Shkodër 243

Lezhë 321

Gjirokastër 278

Durrës 168

Korçë 148

Kukës 164

Dibër 25

Artikulli paraprakEinxhel dhe Donald bëjnë paqe? Moderatorja bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetërIsh-banori i BB ‘shpërthen’ ndaj aktorit: “E turpshme për Donaldin me atë që bëri me Borën”