Zbardhen detaje të reja nga arrestimi nga EUROPOL i “bosit të kazinove”, Qazim Osmani, dhe vëllezërit e tij. Siç raportoi gazeta kroate Jutarnji List, Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit, u kap në Kroaci.
Advertisements
Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, i cili drejton një rrjet të kazinove në Evropë, bashkë me vëllezërit e tij, Bashkimin, Burimin dhe Bekimin, prej vitesh jetojnë në Gjermani. Atje kanë pasur probleme me drejtësinë për pasurinë, por bizneset i shtrijnë edhe në Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe vende të tjera europiane.
Advertisements
Në mediat evropiane, vëllezërit Osmani po përmenden si një klan i rëndësishëm, që sillnin kokainë nga Amerika Latine, për ta shpërndarë nëpër Evropë.
Nga më të famshmit ndër vëllezër, Qazim Osmani, njihet me nofkën “Feliksi”. Ai është më i zbuluar në publik, në raport me tre vëllezërit e tij. Jeta e tij luksoze ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave, kryesisht të atyre në Serbi, ku ka jetuar për një kohë.
Lidhjet e tij të dashurisë me këngëtare dhe modele serbe janë vënë nën “llupën” e mediave serbe për një kohë të gjatë. Dhe jo vetëm kaq. Edhe jeta e tij private është kapur nga paparacit.
Në internet qarkullojnë dhjetëra fotografi, të cilat e shfaqin “Feliksin” në jahte e klube të natës.
Mediumi serb, “Kurir”, në vitin 2015 e përshkruante Osmanin “një don zhuan”, rreth të cilit sillen e mbështillen yjet e estradës serbe.
Në një rrëfim për mediumin serbe, ai kishte thënë se të dashurave të tij nuk u dhuron banesa, automobila, por unaza.
“Nuk u fal automobila e banesa. I qeras me parfume, orë gardërobë “, kishte zbuluar biznesmeni shqiptar Osmani për gazetën e Beogradit “Kurir”.
“Pyetni femrat çfarë u pëlqen atyre tek unë. Ja, kjo afër meje, thotë se jam markant. Jam njeri i pasur, kam dy vajza e dy djem nga dy martesa. S’e kam ndër mend të martohem”, kishte thënë Osmani, i cili ka qenë në lidhje me Natasha Bekvalac, Ana Nikoliç, Sanja Maletiç, Manda Popoviç, etj, të gjitha nga estrada serbe.