Pas disa kohësh me ditë të ftohta dhe mot të paqëndrueshëm, ditët që presim përpara do të jenë plot diell si dhe temperatura pranverore edhe pse ende në stinën e dimrit.
Advertisements
Ditën e sotme dhe ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Për shak të orëve me diell dhe masave ajrore më të ngrohta (krahasuar me ato të ditëve të fundit), për këto dy ditë parashikohet rritje e temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës të cilat parashikohen të prekin vlerat 21-22 grad celcius.
Advertisements
Përkeqësimi i motit pritet ditën e Diel. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në veri dhe qendër reshjet hera-herës në formën e shtrëngatave dhe itensitet deri mesatar.
Sa i përket erës, për këto tre ditë ajo do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim dhe juglindje.