Pavarësia e Kosovës solli në Shqipëria Live rrëfime edhe nga persona të medias, duke treguar tmerrin që kishin përjetuar në Kosovë.
Advertisements
Mes tyre ishte dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili ka qenë ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka shkelur në Kosovë gjatë periudhës së luftës duke rrezikuar edhe jetën.
“Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia . Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe vëllanë e tij dëshmor të luftës më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha Arjan Konomi.
Advertisements
“Të kishe frikë të jetoje në shtëpinë tënde”, ishin disa nga fjalët e opinionistit: “Jam me fat që jam gjallë”, shtoi më tej ai.
Tmerret që kanë përjetuar gjatë luftës kanë qenë të pafundme teksa jeta e tyre rrezikohej çdo minutë.