Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë në ambasadën e saj në Moskë, duke e cilësuar masën e marrë si një “hap përshkallëzues” të paprovokuar.
Advertisements
“Siç kemi raportuar, Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë, por Moska ende nuk e ka thënë pse.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona,” thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Advertisements
Teksa deklaron se SHBA-të po shqyrtojnë përgjigjen e tyre, DASH thekson se në këtë situatë krize patja e personelit diplomatik është më e nevojshme se kurrë për të lehtësuar komunikimin midis qeverive të dy vendeve.
“Veprimi i Moskës ishte “i paprovokuar dhe ne e konsiderojmë këtë një hap përshkallëzues dhe po shqyrtojmë përgjigjen tonë. Tani më shumë se kurrë, është kritike që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin midis qeverive tona”, shton DASH.