“Kam nënën me Covid, nuk kemi lekë për ilaçe!”/ 20-vjeçarja vlonjate mashtron të dashurin, ja shuma e parave që arriti t’i merrte

Mësohet se e reja P. Ordoli ishte njohur disa muaj më parë në rrjetet sociale me djalin beratas dhe fillimisht kishte krijuar me të një lidhje në distancë. Rreth 2 muaj më parë djali nga Berati kishte shkuar në Vlorë, ishte takuar me vajzën dhe kishin vendosur të krijonin një lidhje mes tyre, por disa ditë më vonë vajza vlonjate kishte filluar nga kërkesat për “lekë”.

Advertisements

Me pretendime nga më të shumat si ‘kam nënën sëmurë me Covid’ dhe ‘më duhen lekë për ilaçe’, ‘s’kemi lekë për bukë dhe jemi pa ngrënë’ etj, vajza kishte përfituar nga djali një shumë prej 580 eurosh në vetëm 2 javë .Duke mos i besuar vajzës, 25-vjeçari nga Berati me inicialet F.S. ka shkuar në fshatin e vajzës dhe pasi ka verifikuar se gjithçka që ajo i kishte thënë ishte gënjeshtër e ka denoncuar në policinë e Beratit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht shtetasen P.O., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S., 25 vjeç, banues në Berat, se kjo shtetase me anë të mashtrimit i ka përvetësuar një shumë eurosh”, njoftoi policia e Beratit./BW

Advertisements

Artikulli paraprakDeklarata e bujshme e këngëtares së njohur: “Krenare që jam shqiptare, por Greqia është vendi që dua”
Artikulli tjetërPiktura e Donaldi Veshajt për Pavarësinë e Kosovës po ‘djeg’ rrjetin (FOTOT)