I fundit/ Kriza në Ukrainë, Rusia merr vendimin drastik për zëvendësambasadorin amerikan në Moskë!

Qeveria ruse ka debuar zëvendësambasadorin amerikan në Moskë. Bard Gorman ishte diplomati i dytë më i rëndësishëm amerikan në Rusi.

Advertisements

“Rusia ka dëbuar Bart Gorman, Zëvendës Shef i Misionit në Rusi (DCM). Gorman ishte zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Ambasadën e SHBA në Moskë,” tha Jason Rebholtz , një zëdhënës i misionit diplomatik të SHBA.

Ambasada Amerikane e ka cilësuar absurd dëbimin e Gorman pasi qëndrimi i tij në vend ende nuk i ka kaluar tri vite.

Advertisements

Jason Rebholtz, zëdhënësi i ambasadës, e përshkroi Gormanin si “një anëtar kyç i udhëheqjes së lartë” dhe “zyrtarin e dytë më të lartë” të misionit pas ambasadorit John Sullivan.

Ai shtoi se Gorman ka qenë në Rusi për më pak se tre vjet dhe se viza e tij e vlefshme nuk ka skaduar. Rebholtz vuri në dukje se SHBA do t’i përgjigjet lëvizjes së Moskës.

Artikulli paraprakA do ketë përplasje me Beatrix? Bora Zemani merr ftesën për finalen e BBV por ka marrë një vendim ‘drastik’
Artikulli tjetërE pazakontë në shtetin evropian/ Me qindra persona dalin vullnetarë për tu futur në burg!