foto ilustruese
Advertisements
Situata pranë kufirit të Rusisë me Ukrainën mund të ndizet në çdo moment, thotë një zëdhënës i Kremlinit, raporton BBC.
“Çdo moment situata rrezikon të kalojë nga informacionet për sulme, në pasoja që do të shkaktojnë një ndezje të re të luftës në afërsi të kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.
Advertisements
Kremlini thotë se është thellësisht i shqetësuar nga raportet për dhunën në rajonin e Donbasit të Ukrainës, të kontrolluar nga rebelët dhe thekson se po monitoron nga afër situatën.
Zyrtari i larte rus përsëriti pretendimin e Moskës se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni kufitar, por thotë se procesi do të marrë pak kohë.
Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës, diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht javët e fundit.