Gazetarja e njohur bën publike ngjarjen e rëndë, tregon si burri nga Tirana merr peng 17-vjeçarin që fliste në telefon me vajzën e tij: Më tha sa kam dalë nga burgu dhe ju vras!

Një 17 vjeçar, nxënës në shkollën Çajupi u rrë mbye për disa orë në Tiranë nga babai i një vajze të cilën adoleshenti e njohu në rrjetet sociale.

Advertisements

Ngjarja fatmirësisht është mbyllur pa incidente mbasi targa e makinës me të cilën adoleshenti J.I u rrëmbye dhe u mbajt peng, u raportua në polici dhe burri nga Tirana u detyrua ta lironte 17 vjeçarin.

Sipas gazetares Anila Hoxha, i riu ka thënë se kishte njohur në Snapchat një vajzë me te cilën po komunikonte prej 2 javësh. Më pas ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë nisur të flasin përditë. “N. më shkroi në mesnatë”, thotë adoleshenti dhe më kërkoi takim, mbasi numrin tjetër ja kishte zbuluar i ati.

Advertisements

Por kur J.I ka mbërritur në vendin e takimit ai është pritur nga një shtetas që e ka qëlluar me shpulla dhe e ka marrë me forcë në makinë. “Ti je J.I më tha ky person rreth 35 vjeç dhe më kapi për krahu, më tha hajde futu në makinë”, tregon adoleshenti.

17 vjeçari gjatë udhëtimit është pyetur nëse vajza kishte adresa të tjera dhe nëse fliste me persona të tjerë. Nuk ka mjaftuar kaq, por më tej adoleshenti tregon se është goditur në afërsi të liqenit të Farkës dhe i është bërë presion. “Më tha që do shkonte të merrte vajzën për ballafaqim”, tregon 17 vjeçari.

Ai kujton se kur mbërritën në Sauk vajza e 35 vjeçarit me të cilën fliste në telefon, po e priste bashkë me gjyshen.

Burri me inicialet I.Sh i ka marrë dy adoleshentët në mjet dhe në afërsi të liqenit është njoftuar se targa ishte shpallur në kërkim. Menjëherë 35 vjeçari, sipas asaj që ka thënë adoleshenti, e ka zbritur atë në afërsi të një stacioni autobusash në Shkozë dhe i ka thënë “Mos i trego askujt se unë sa kam dalë nga b urgu dhe do ju vr as”.

Artikulli paraprakA të ka tërhequr ndonjë nga banorët e Big Brother? Arjola Demiri habit me atë që i kanë thënë fëmijët e saj
Artikulli tjetërDeklarata e ‘frikshme’ nga Moska/ Situata përgjatë kufirit me Ukrainën e paqëndrueshme. Mund të ‘plasë’ në çdo moment