Ndahet nga jeta ish-deputeti në Parlamentin Europian, ndërmjetësonte krizat në Shqipëri (EMRI)

Eduard Kukan, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, dhe ish deputet në Parlamentin Europian është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Advertisements

Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare.

“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO. Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Tëitter.

Advertisements

Artikulli paraprakPD voton pro shtyrjes së afatit të vetingut, por me dy kushte!
Artikulli tjetërZbulohet mashtrimi i madh që bëri Antonela pas daljes nga Big Brother