Aktorja e njohur akuzon Einxhel Shkirën për vjedhje, ja për çfarë bëhet fjalë!

Televizioni “Top Channel” i bëri realitet ëndrrën moderatores, Einxhel Shkira.

Advertisements

Ëndrra e banorës së “Big Brother VIP Albania”, ishte hapja e një fondacioni për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, shkruan lajmi.net.

Fondacioni “Dritan Hoxha” në krye me Sara Hoxhën ia kanë mundësuar realizimin e kësaj ëndrre moderatores e cila gjithashtu do të udhëheq edhe emisionin.

Advertisements

Ndërkohë, një reagim në rrjete sociale e ka bërë, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar me idenë e Einxhel.

“U zgjova me ide “origjinale” të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, ka shkruar aktorja në një imazh të publikuar.

Kujtojmë se, Rudina Dembacaj për projektin “Malësoret e mia” ka synuar tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar.

Ndryshe, ajo ka reaguar në rrjete sociale me faktin se ideja e saj është po e njëjtë me atë të Einxhel Shkirës./Lajmi.net/

Artikulli paraprakFifi publikon fotografinë e parë me të dashurin e ri, ish-bashkëshortin e Miss Universe Albania! Ja mesazhi që ka
Artikulli tjetër“Big Brother VIP” nuk ka më tabu, Donaldi i prek gjoksin Monikës (FOTOT)