Zbardhen identitetet e dy shqiptarëve të arrestuar ne Itali, që akuzohen për një seri vjedhjeje. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e tyre.
Advertisements
Bëhet fjalë për Edison Pula 30 vjeç dhe Imer Masha 28 vjeç.
Pula që është autor i të paktën 50 vjedhjeve akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie dhe sipas mediave italiane është dënuar me 20 vjet burg.
Advertisements
Ndërkohë në momentin e arrestimit ishte me Mashën. Të dy ata janë autorë të disa vjedhjeve që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.
Dy shqiptarët u kapen në një qendër tregtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.
Për 30-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale Imer Masha ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.